ATC Çaj Hipnotik (për gjumë)

https://farmacisara.al/web/image/product.template/6257/image_1920?unique=31efab0

Përbërja: Lule bliri, kamomil, bar blete, lule basani, lëvore shelgu, lule sumbullbari, fletë mente, etj. Vetitë kuruese: Bimët e kombinuara në këtë përzjerje bimore plotësojnë veprimet e njëra tjetrës dhe i japin në këtë mënyrë, çajit një efekt të plotë qetësues në neurozat e ndryshme, në pagjumësi nervore, në lodhje nervore që shoqërohen në pagjumësi dhe dhimbje koke. Lulja e sumbullbarit në sajë të esencës dhe lupolonit që ka qetëson sistemin nervor qëndror, lehtëson gjendjen e padëshirueshme gjatë tensionit nervor dhe sjell gjumin. Kamomili dhe fleta e mentes kanë veti spazmolitike dhe sedative mjaft të mira. Lulet e Blirit përmbajnë esencë dhe substanca të ndryshme që përmirësojnë gjendjen nervore dhe si rrjedhim lehtësojnë gjumin. Lëvorja e shelgut ka veti qetësuese në pagjumësi si dhe bari bletës ka veti të lehta gjumësjellëse. Përgatitja: Një lugë e gjysëm çaji me preparat hidhet në një enë me ujë (pak a shumë, masa për një filxhan çaji) ku lihet për 6-7 orë duke u përzjerë mundësisht 3-4 herë. Pasi arrihet koha dhe përzjerja si me lart, lëngu ngrohet lehte (pasi nëse e zjejmë do të largojmë dhe një pjesë të ekstrakteve bimore) dhe pihet i ëmbëlsuar me sheqer ose mjaltë sipas dëshirës. Çaji llogaritet që të pihet një ose dy herë në ditë, në drekë dhe në mbrëmje, mundësisht përpara buke.

190,00 L 190.0 ALL 190,00 L

190,00 L

Not Available For Sale

    This combination does not exist.

    Terms and Conditions
    30-day money-back guarantee
    Shipping: 2-3 Business Days