ATC Çaj Gjethe Sene

https://farmacisara.al/web/image/product.template/6168/image_1920?unique=54d1c08

Përbërja: Gjethe Sene Vetitë kuruese: Fletët e senës në sajë të heterozideve antrokinotike që përmbajnë, nxisin jashtëqitjen në organizëm. Sena është një bimë mjaft e njohur, efikase dhe e përdorshme që në kohët më të lashta kundër kapsllëkut. Në shumicën e rasteve çaji mund të ketë një veprim të vonuar meqënëse efekti laksativ shfaqet 10-12 orë pas pirjes së tij. Përgatitja: Masa e një luge gjelle me gjethe sene, përvëlohet në ujë (masa e një gote normale). Përzjerja lihet deri sa të vaket dhe më pas kullohet dhe pihet e ëmbëlsuar me sheqer sipas dëshirës. Zakonisht çaji meret në darkë, përpara gjumit dhe efektet dallohen që ditën e nesërme. Një çaj në darkë është më se i mjaftueshëm për një rregullim të jashtëqitjes ose kundër të qënit kaps. Në rastet ku përdorimi i çajit jep dhimbje në pjesën e barkut (gastrointestinale) rekomandohet ulja e dozave në përgatitje dhe në përdorim. Çaji rekomandohet të përdoret për jo më shumë se dy javë në rast të kundërt rekomandohet këshillimi me mjekun tuaj.

190,00 L 190.0 ALL 190,00 L

190,00 L

Not Available For Sale

    This combination does not exist.

    Terms and Conditions
    30-day money-back guarantee
    Shipping: 2-3 Business Days