Angelini Tachipirina eferveshente 1000mg
Tachipirina përmban paracetamol i cili funksionon duke ulur temperaturën (antipiretik) dhe lehtësuar dhimbjen (analgjezik). Përdoreni këtë medikament gjithnjë duke ndjekur saktësisht atë që thuhet në broshurën brenda paketës ose udhëzimet e mjekut tuaj dhe / ose farmacistit. Nëse nuk jeni i sigurt, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj. Të rriturit Tachipirina 1000mg rekomandohet per te rriturit dhe adoleshentet mbi 15vjec. Doza e rekomanduar është një tabletë e tretur ne uje deri 3 here ne dite, ne nje interval midis marrjeve jo me pak se 4 ore. Substanca aktive është: paracetamoli (secila tabletë eferveshente përmban 1000 mg paracetamol) Përbërësit e tjerë janë: acidi citrik, bikarbonat natriumi, sorbitol, benzoat natriumi, arome portokalli, acesulfame K, emulsion simetikoni, dokusat natriumi. Nëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji ose planifikoni të mbeteni shtatzënë, këshilloni mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të merrni këtë medikament. Edhe pse studimet e kryera për paracetamolin gjatë shtatëzanisë dhe ushqyerjes me gji nuk kanë treguar ndonjë kundërindikacion të veçantë për përdorimin e paracetamolit dhe as nuk kanë shkaktuar efekte anësore tek nëna ose fëmija, rekomandohet që të merrni këtë medikament vetëm në rastet e nevojave reale dhe nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të mjekut. Mbajeni këtë medikament jashtë shikimit dhe arritjes nga fëmijët. Mos e përdorni pas datës së skadimit e cila është e shënuar në kuti. Data e skadimit i referohet ditës së fundit të këtij muaji. Gjysma e tabletës mund të ruhet për 24 orë në paketimin origjinal.