Aesthetico Body lipid lotion
Përkujdesje për lëkurën e thatë të trupit Ky locion i butë ushqen lëkurën falë përmbajtjes së lartë vajore dhe stabilizon barrierën e lëkurës: vaji i ullirit përmban një sasi të lartë të vitaminës E, skualene dhe acid linoleik. Ka një efekt zbutës dhe rrit elasticitetin e lëkurës. Vaji i jojobës hidraton, zbut dhe tonifikon lëkurën duke pasur një efekt intensiv. Gjithashtu ky locion përmban 5% urea dhe glicerinë: përberës natyralë hidratues që mbrojnë lëkurën nga tharja. Edhe lëkura më e thatë dhe e ashpër do të zbutet. Aplikojeni locionin në lëkurë të pastër. Është veçanërisht e përshtatshme për zonat e thata si bërrylat, gjunjtë etj.