4U Pharma Babytol DHA Omega
Truri i fëmijës zhvillohet më intensivisht në 3 mujorin e parë pas lindjes. Shqisa e të parit, të dëgjuarit dhe të folurit zhvillohen në vitin e parë. Pas një viti, zhvillohen funksionet më të larta nervore të cilat janë të rëndësishme për përqendrimin, vëmendjen dhe inteligjencën e fëmijës. Në vitin e parë të jetës, truri i fëmijës rritet me 175%. Nga viti i dytë deri në moshë mature, truri rritet me vetëm 20%. Për këtë arsye shkencëtarët dhe mjekët deklarojnë: “Truri që kemi zhvilluar deri në moshën 3 vjeç është ai që do na shoqërojë gjithë jetën” DHA, një nga 3 acidet yndyrore Omega-3, ka rëndësinë më të madhe për sa i përket zhvillimit të trurit dhe zhvillimit të shikimit tek fëmija juaj. Acidet Yndyrore DHA Omega-3, kanë rol në: Pas 6 muajve të parë të jetës, qumështi i gjirit i vetëm nuk mund të plotësoje nevojat energjitike dhe nutricionale të organizmit. Gjithashtu nuk përmbush nevojat për acidet yndyrore Omega-3 (DHA). është e domosdoshme të përdoret një suplement omega-3 në dietën e fëmijës. Doza e rekomanduar e vajit të peshkut për fëmijët në mënyrë që të arrihen nevojat ditore për DHA, variojnë sipas moshës 100-150 gr vaj peshku në javë.