4U Pharma Babytol D3 + K1
Babytol D3 + K1 është një kombinim i vitaminave esenciale për fëmijën tuaj që nga lindja. Këto vitamina janë të formuluara specifikisht për të porsalindurit të cilët ushqehen me gji pasi qumështi i gjirit nuk përmban sasinë e duhur të këtyre vitaminave. Gjithashtu fëmijët të cilët janë në një dietë të kombinuar, të cilët marrin deri në 2 vakte me qumësht formulë duhet të marrin suplement të vitaminave D3 dhe K1. Vitamina D3, esenciale për fëmijën tuaj që nga lindja. Vitamina D3 përdoret si një trajtim parandalues që nga dita e 8 pas lindjes, sipas rekomandimeve ndërkombëtare pediatrike Europiane, për zhvillim të shëndetshëm të kockave dhe dhëmbëve. Doza e rekomanduar ditore është 400 IU. Defiçienca e vitaminës D3 mund të shkaktojë dobësim të kockave, demineralizim dhe hollim të tyre duke sjellë sëmundjen e raktizmit. Vitamina K1 e quajtur ndryshe “vitamina e koagulimit” rekomandohet në një dozë ditore prej 25mcg që nga dita e 8-të pas lindjes deri në fund të muajit të 3-të sepse është shumë e rëndësishme në sintezën e agjentëve koagulues dhe në zhvillimin e një sistemi të shëndetshëm të qarkullimit të gjakut. Me një kapsulë në ditë ju do jeni të sigurtë që fëmija juaj merr vitaminat e duhura për një zhvillim të shëndetshëm të organizmit.